E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Rama po detyron deputetët e PS të votojnë kundër rritjes së pagave”

22-03-2013 / Gazeta 55

Zëvendësministri i METE, Enno Bozdo reagon pas akuzave të kreu  PS, Edi Rama

Zëvendësministri i Ekonomisë, Enno Bozdo ke reaguar pas qëndrimit të shprehur nga kreu  PS-së Edi Rama lidhur me deklaratën e Kryeministrit Berisha, i cili një ditë më parë vijoi prezantimin e tij konkret dhe realist për të krijuar vende të reja pune duke investuar në edukim. Në deklaratën për mediat, Bozdo vuri në dukje se, “Kryeministri Berisha në prezantimin e tij konkret dhe realist për të krijuar vende të reja pune duke investuar në edukim. Ai premtoi se do të vazhdojnë aksionet konkrete për të modernizuar sistemin arsimor, në mënyrë që të rinjtë të jenë në gjendje të konkurrojnë në tregun global të punës. Kryeministri ka premtuar gjithashtu grante e kredi të buta pa kolateral për të gjitha sipërmarrjet që do të punësojnë të rinjtë e sapodiplomuar, sikundër edhe heqjen për 3 vjet të çdo takse për çdo të ri të punësuar”.
Sipas tij, qeveria Berisha prej vitit 2005, ka ndërtuar apo rikonstruktuar 1300 shkolla, ka dyfishuar pagat e arsimtarëve, duke tërhequr në sistemin arsimor njerëzit më me eksperiencë e më të përgatitur.
Por kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i ka kundërshtuar të gjitha këto.
Ndërkohë vlerësoi Enno Bozdo nënvizoi se “ne e pamë ditët e fundit se si kur u pyet për taksimin e sipërmarrjeve tha ‘shihemi pas zgjedhjeve’. Pamë Taulant Ballën qe kur u  pyet se nga do t’i merrnin paratë për shërbimin shëndetësor, tha, ‘do ta mendojmë pas zgjedhjeve!!!’. Dhe pamë Erion Velinë që kur u pyet se sa do të bëheshin taksat personale apo tatimi për bizneset, tha se, ‘do ta përcaktonin saktë vetëm pas zgjedhjeve’. Ne pamë Edi Ramën kur biznesi i kërkoi të votojë ligjin për ngritjen e gjykatës administrative, u përgjigj se, ‘gjykata do të jetë kasaphanë’, dhe ai nuk do ta votoje atë,  por në vend të saj do të ngrejë një zyrë për biznesin”. Ndër të tjera, zëvendësministri Bozdo nënvizoi se Edi Rama ka treguar se deri tani ka vetëm sllogane boshe dhe se i vetmi plan që ka është rritja e taksave, duke u bërë kështu macja e zezë e bizneseve shqiptare.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›