Përcillet sot në banesën e fundit, Arbën Xhaferi

Arber Xhaferri
Përcillet sot per ne banesen e fundit, politikani dhe publicisti shqiptar, Arbën Xhaferi.
Prej orës 10: 00 deri ne 12.00 në Pallatin e Kulturës në Tetovë do të mbahen homazhe, ndersa ne 12:00 do te mbahet mbledhja komemorative, kurse kortezhi për përcjelljen e të ndjerit do të niset nga qendra e Tetovës në ora 13.30 për në varrezat e qytetit të Tetovës.
Arbën Xhaferi, ka ndërruar jetë në moshën 64 vjeçare. Tthemeluesi i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni dhe kryetar nderi i kesaj partie, ishte ne koma prej disa ditesh.
Mjeku Sllobodan Damjanoski u shpreh se , I ndërmorëm të gjitha masat e nevojshme për shërim, por për fat të keq ndodhi më e keqja.
Arbën Xhaferi u shtrua në klinikën e Shkupit pas një goditje celebrale që pësoi në banesën e tij në Tetovë prej ku u transferua ne Klinikën e Shkupit ku ra në gjendje kome.
Mjekët kishin paralajmëruar se gjendje ishte e rende dhe nese i ndjeri do te kishte kaluar 7 deri ne 10 dite ne kete gjendje mundesite per permiresim te shendetit do te ishin me te medha.
Dy fjalë për Arbër Xhaferin
Arbën Xhaferi lindi në Tetovë me 24 janar 1948. Shkollën fillore dhe të mesme ka kryer në Tetovë ndërsa studimet filozofike në Beograd. Deri vitin 1990 ka punuar në Radio Televizionin e Prishtinës si redaktor përgjegjës për programin kulturor. Pas viteve 90-të kthehet në vendlindje ku së bashku me Menduh Thaçin themelojnë Partine Demokratike Shqiptare, të cilën ai e udhëhoqi plot 12 vjet deri në vitin 2007. Ai ishte edhe deputet në Parlamentin e Maqedonisë gjatë kësaj periudhe qeverisjeje. Xhaferi është nënshkrues i Marrëveshjes së Prizrenit dhe i Marrëveshjes së Ohrit, me të cilën u arrit paqja në Maqedoni. Kohëve të fundit Xhaferi vuante nga sëmundja e Parkinsonit, që ishte shkak për largimin nga politika aktive dhe më shumë merrej me analiza kombëtare.