Gastriti, 4 faktoret e jashtem qe perkeqesojne semundjen Sonila Isaku
Faktoret e jashtem behen shkak per krijimin e nje sere problemeve te stomakut, sic jane ulcera, gastriti etj. Mjeket gastroendokrinologe theksojne se shkaku kryesor i tyre jane stresi, perdorimi i alkoolit mbi mase, trashegimia por edhe perdorimi i ilaceve favorizojne shfaqjen e nje gastriti i cili mund te jete serioz me pas. Mjeku, Altin Cekodhima tregon se cilat jane rreziqet qe shfaqen dhe si mund te kurohen. “Stresi, alkooli, bila (lengu i temthit)dhe perdorimi i medikamenteve antiinflamatreve prishin barrierat mbrojtese te mukozes gastrite duke e bere ate vulnerable, te prekshme nga acidet normale te stomakut. Kurse, gastriti zakonisht eshte i lidhur me nje faktor infektiv apo me ndonje reaksion te ndodhur me heret”, ka pohuar mjeku Cekodhima. Sipas tij, gastriti shkakton dhimbje ne pjeses se siperme te barkut dhe se kjo semundje eshte e shpeshte ne popullaten tone. “Klinikisht dhimbja shfaqet ne epigaster zakonisht e shoqeruar me te vjella ose ndjesine e djegies ne stomak. Zakonisht simptomave i bashkohet dhe refluksi gastro-ezofageal (urthi) me djegie te kraharorit te cilat mund te qetesohen pak pas perdorimit te disa ushqimeve, sidomos te qumeshtit. Stresi emocional mund te luaje nje rol te vogel”, pohon gastrohepatologu Cekodhima. Sipas tij, gastriti eshte nje semundje e kurueshme, por e rendesishme eshte qe mjeku te arrije te percaktoje drejt diagnozen, kjo ndonjehere e nevojshme edhe me ane te gastroskopise, procedure kjo ku doktori nepermjet nje tubi te holle me nje kamer ne majen e tij kalon nepermjet gojes ne ezofag (tubit te ushqimit) ne stomak. “Shakatare te ndryshem mund te sjellin nje gastrit. Nder keto jane abuzimi me alkoolin, perdorimi i tepert i disa medikamenteve kunder dhimbjes si pershembull aspirina, piroxicam ose indometacina, pirja e duhanit dhe prania e nje mikrobi me emrin Helicobacter Hylori”, thekson mjeku. Sipas tij, shume i rendesishem eshte edhe kurimi i semundjes pasi situata e pacientit acarohet nga dita ne dite. “Se pari duhet te themi se gastriti eshte nje semundje qe kurohet dhe duhet kuruar patjeter. Nese nder shkaktaret e tij nuk eshte infeksioni bakterial ilacet per uljen e aciditetit apo per mos formimin e tij do te mjaftojne. Keto ilace shoqerohen me diete. Nese pacienti pi cigare apo alkool, duhet ti leje. Nuk duhet te perdore aspirine apo ilace qetesuese pa u konsultuar me mjekun”, thekson gastrohepatologu Altin Cekodhima. Sipas tij, edhe perdorimi per nje kohe te gjate i kortizonit mund te behet shkaktar per mos kurimin apo shfaqjen e kesaj semundjeje. Nga ana tjeter studimet tregojne se ushqimet e pagatuara mire ose te gjalla, nuk jane te shendetshme.
Rastet te te vegjlit, shenjat qe duhet te na lajmerojne
Disa femije preken nga te vjella qe vershojne nga goja. Keto lloj te vjellash dalin si predhe dhe mund te shkojne deri ne nje meter largesi. Keto te vjella shkaktohen nga se muskujt ne stomak nuk munden te fusin ushqimin ne zorre, pasi goja e stomakut eshte me e ngushte nga sa duhet, keshtu qe ne vend te kesaj femija e vjell jashte ushqimin. Kjo gjendje mund te zhduket vete, ndersa trupi zhvillohet. Sipas specialisteve, 4-muajsh eshte mosha ne te cilen jo rrallehere jane shfaqur tek foshnjat shenjat e para te semundjes kronike te stomakut. Ne kete rast semundja shoqerohet me te vjella te vazhdueshme. Nderkohe qe mosha 34-vjecare eshte mosha mesatare e te prekurve nga semundja kronike e stomakut, sipas specialisteve, zakonisht ata e kane te trasheguar kete semundje dhe ne pjesen me te madhe te rasteve u zgjat deri ne fund te jetes.
Ushqyerja
Menyra e te ushqyerit dhe ushqimi qe konsumon cdo njeri jane shkaktaret kryesore te kesaj semundjeje. Ngrenia e tepruar, mos pertypja mire e ushqimit nga goja, kur perdoren ushqime te renda, te nxehta, te ftohta, ngacmuese, shume te embla, mish, peshk, patate, perime te kalbura, duhan, alkool, hudhra, kafe, salce shkaktojne gastrit akut.
Simptomat
Shpeshhere gastriti nuk paraqet simptoma. Ndonjehere paraqitet me ndjesine e djegies ne pjesen e siperme te barkut, ose me ndjesine e te vjelles, te vjella dhe dhimbje epigastrike (ne lukth). Dhimbjet shtohen nga vaktet e bollshme ose nga kafja, alkooli, ushqimet e renda, te skuqurat etj. Shkak per gastrit jane edhe disa semundje infektive, stresi etj.