E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani largohet nga Partia Demokratike

Tiranë- Përmes një letre të drejtuar sot liderit të PD-së, Sali Berishës presidenti i zgjedhur Bujar Nishani largohet nga të gjitha postet që mban në selinë blu.

Largim ky që parashikohet pas zgjedhjes së tij si kreu i ri i shtetit shqiptar, pasi presidenti s’mudn të jetë anëtar në asnjë parti.

Me këtë veprim zoti Nishani tregon përgjegjshmërinë e tij për të qenë një President tërësisht jashtë ndikimeve politike të çdo pale dhe një  përfaqësues i interesave të qytetarëve, vendit dhe kombit shqiptar.

Zoti Nishani pritet të marrë zyrtarisht postin e ri më 24 Korrik në një event që do të mbahet në selinë e Presidencës dhe jo në Pallatin e Brigadave si në dy mandate e fundit.

Mësohet se ceremonia do të fillojë në orën 19:30 të datës 24 Korrik, ku përpara selisë do të ngrihen tri podiume dhe do të ketë gjithsej 600 të ftuar, e gjithçka do të zgjasë vetëm 30 minuta.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›