Vllaznia perballje me Napolin
Vllaznia do te perballet me Napolin ne fazen e dyte te paraeliminatoreve per kupwn UEFA. Gjate shortit te hedhur diten e djeshme ne Nion te Zvicres, skuadra shkodrane u percaktua qe ndeshjen e saj ne kete faze ta zhvillonte me napolitanet. Perfaqesuesit e dy klubeve qe ndoqen hedhjen e shortit, pas percaktimit te dyshes, kane qene shume te kenaqur per kundershtarin qe do te perballen. Me i buzeqeshur dhe i kenaqur ishte Pierpaolo Marino, drejtor ekzekutiv i klubit te Napolit, kjo pasi eshte njoftuar per emrin e rivalit te blunjve. Per kete ka te gjitha arsyet, pasi me mire se keshtu nuk mund te shkonte sepse evitoi qe te perballej me Hajdukun qe u "peshkua" nga Deportivo la Korunja, ndersa napolitanet jane perballe nje testi me Vllaznine. Ndeshja e pare do te zhvillohet ne Shqiperi me date 14 gusht dhe transferta do te zhvillohet ne "San Paolo" ne 28 gusht. "Shorti nuk mund te konsiderohet i keq, kjo pasi do te shohim nje vend shume te mrekullueshem si Napoli dhe cdo enderr e shqiptari eshte qe te vizitoje Italine, kjo eshte nje mundesi e mire", deklaroi drejtori ekzekutiv i skuadres shkodrane, Ardian Zaganjori. Sipas tij, futbolli eshte vetem nje loje, ka nje mision te rendesishem ne kete loje, rezultati ne kete rast, per kete eshte shume i gezuar qe skuadra perballet me Napolin. Nderkohe sipas sulmuesit shqiptar qe luan me Lacion, Igli Tare, deklaron se tek Vllazia ka lojtare te ndryshem qe jane interesant, pasi eshte Sukaj, nje sulmues i ri, por qe kerkohet shume nga klube te ndryshme te serise A."Napoli niset favorit, por ne Shqiperi do te jete e veshtire. Futbolli italian ne Shqiperi eshte shume i shikuar, nuk ka ndodhur me pare nje gje e tille dhe do te jete keshtu nje feste e madhe, nje ngjarje unike", deklaroi Tare. Vllaznia u kualifikua me dinjitet ne turin e dyte eliminator te Kupes UEFA, duke e ruajtur te paster porten ne "Loro Borici", ne barazimin 0-0 me sllovenet e Koperit, teksa takimin e kishin fituar dy jave me pare me rezultatin 2-1.
Presidenti i Napoli, Laurentis: I kenaqur per sfiden
"Jam shume i kenaqur per sfiden qe do te zhvillohet, pasi nga shorti patem nje fat te mire, por qe nuk duhet nenvleftesuar per asnje moment. Ne fushat evropiane nuk kemi asgje te sigurt dhe lehtesia e shorteve duhet zgjidhur ne fushe. Ato kane nje stadium prej 15 mije vendesh, qe do te jete sigurisht e mbushur dhe per ne s'do te jete e lehte", deklaroi Aurelio Laurentis.
Tare: Napoli nuk e ka te lehte ne Shkoder
Sulmuesi shqiptar i Lazios, Igli Tare, i shprehur rreth ndeshjes midis Vllaznise dhe Napolit, e cileson kete perballje si shume te rendesishme, por jo te lehte per skuadren italiane. Kjo pasi, sipas sulmuesit shqiptar, me te vertete Napoli mund te jete favorit, por fitorja nuk do te jete aq e lehte per te per shkak se skuadra shkodrane ka nje sulmues te mire dhe te ri sic eshte Sukaj qe kerkohet nga klube te ndryshme dhe tifozet jane shume te zjarrte.
Zaganjori: Te lumtur qe perballemi me Napolin
Ardian Zaganjori, drejtor ekzekutiv i Vllaznise deklaron pas shortit se eshte shume i lumtur qe skuadra shkodrane do te perballet me klubin italian dhe per kete ai i beri nje ftese te gjithe tifozeve napolitan qe te vijne e te shohin ndeshjen ne Shqiperi.
"Ne fushe ne do te japim maksimumin tone dhe do te provojme qe te kalojme ne turnin tjeter. Jemi te gezuar qe do te perballemi me nje skuader italiane", deklaroi Zaganjori.