E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani, marrëveshje për trafiqet e terrorizmin

TIRANE - Shqipëria dhe Franca do të bashkëpunojnë në luftën kundër krimit të organizuar, drogës apo edhe në luftën kundër terrorizimit. 

Kjo është mundësuar me anë të një marrëveshjeje që ministri i Brendshëm Bujar Nishani, ka nënshkruar me homologen franceze Michele Alliot Marie. Marrëveshja e nënshkruar në Paris parashikon gjithashtu, bashkëpunim dypalësh në luftën kundër trafiqeve të paligjshme të qenieve njerëzore, krimeve ekonomiko-financiare, kryesisht të pastrimit të parave e emigracionit klandestin. Në të njëjtën kohë, në marrëveshje theksohet edhe bashkëpunimi në fushën e sigurisë së mjeteve të transportit ajror, detar dhe tokësor, lufta kundër vjedhjeve dhe trafikut të paligjshëm të armëve, municioneve e eksplozivëve, lufta kundër trafikut të makinave të vjedhura, lufta kundër trafikut të pasurive kulturore dhe objekteve të vjedhura të artit. Në një njoftim zyrtar të Ministrisë së Brendshme thuhet se, marrëveshja parashikon edhe trajnime të personelit dhe kryesisht në fushën e policisë shkencore dhe të llojeve të reja të krimeve, për të cilat policia shqiptare do të asistohet nga ekspertë të policisë franceze. Ministrja Alliot Marie ka pohuar se, në Shqipëri lufta kundër krimit të organizuar është bërë prioritet i policisë. Kjo, ka sjellë me shumë siguri në vend, por ende ka shumë punë për të bërë.                 f.m.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›