E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani mbron Kuliçajn; angazhim për vrasjen e gjyqtarit

Ai ishte sot në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ku theksoi se policia e Shtetit është plotësisht në dispozicion të prokurorisë, që drejton hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

"Policia e Shtetit i ka dhënë organit të hetimit informacione të rëndësishme për pistën e mundshme të ngjarjes, informacione që shpresojmë të jenë të vlefshme për grupin hetimor në zbardhjen e kësaj ngjarje", tha Nishani, ndërsa e konsideroi vrasjen kriminale të gjyqtarit Konomi si një akt të rëndë kriminal.

Deputetët e opozitës e pyetën Nishanin edhe vrasjet e tjera të bujshme, si ajo e deputetit Fatmir Xhindi, ku Nishani theksoi se, hetimet për këtë ngjarje janë në vazhdim.  "Policia e Shtetit i ka dhënë grupit hetimor informacione të rëndësishme për zbardhjen e ngjarjes, tha Nishani, duke konfirmuar se, "kjo është një dosje e hapur dhe hetimi i saj, ka pasur evoluime".

Ministri i Brendshëm hodhi poshtë si të pabaza akuzat e opozitës ndaj Nëndrejtorit të Policisë së Shtetit, Agron Kulicaj për përfshirje të tij në veprimtari të paligjshme. Nuk ka  asnjë provë,  asnjë fakt për akuzat ndaj Kulicajt, tha Nishani, ndërsa i bëri thirrje opozitës që  të mos adresojë akuza publike pa baza pasi çdo akuze e pabaze, çon në dekurajimin e strukturave të shtetit që merren me luftën ndaj krimit. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-15 15:12
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›