Në tetor nis ndërtimi i kapusit të UT-së

Shtimi i disa degëve të reja dhe rritja e numrit të studentëve kërkon edhe shtimin e kapaciteteve administrative.
“Do të jetë një nga zgjidhjet kryesore për Universitetin e Tiranës. Na është krijuar një problem, meqenëse kemi shtuar për këtë vit numrin e studentëve në degën e teknologjisë së informacionit dhe na krijohet problem për ambiente për këtë fakultet", ka thënë Rektori i UT-së, Dhori Kule.
Sipas tij, Ministria e Arsimit duhet të rishikojë buxhetin në lidhje me nevojën e shtimit të pedagogëve. “Një pedagog i brendshëm kryen punën e tre pedagogëve. Që të trefishohet numri i tyre kërkohet një buxhet më i madh nga sa është aktualisht”.
Universiteti i Tiranës këtë vit akademik do të presë rreth 13 mijë studentë të rinj, duke faktuar se mbetet një nga më të preferuarit për të rinjtë. /S.Ll/Start/
2011-09-15 14:54