E Shtunë, 31 Tetor 2026

Supermashtrimi, banka UBS humb 2 miliardë dollarë

BERNA- Banka më e madhe e Zvicrës, UBS, njofton se ka zbuluar një supermashtrim, i cili i shkakton bankës një humbje prej 2 milardë dollarësh.
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp banka UBS njofton se po heton mbi një humbje të dyfishtë për një operacion transferte të pa autorizuar dhe kryer nga një operator i tregut financiar në sektorin e bankës së investimeve. Për këtë çështje është nisur një hetim dhe banka ka shifruar për momentin një humbje prej dy miliardë dollarësh. Banka shtoi se klientët e saj nuk janë prekur nga kjo humbje. Në bursën zvicerane, ''UBS''-ja regjistroi një rënie me 7,04 për qind në orën 09:14.

Sipas bankës, ky mashtrim mund të çojë në një humbje potenciale prej dy miliardë dollarësh për bankën dhe do të zhysë në rënie të ndjeshme llogaritë e saj gjatë tremujorit të tretë të vitit 2011

Policia e Londrës arrestoi Kweku Adoboli, një punonjës të UBS i cili sipas mediave dyshohet se ka lidhje me këtë supermashtrim. As banka dhe as policia britanike nuk pranojnë të japim për momentin emrin e të arrestuarit por premtojnë se do të zgjidhnin cështjen sa më parë.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›