E Diel, 1 Nëntor 2026

Rehn: Dalja e Greqisë nga zona Euro ka pasoja dramatike

ATHINE- Një dalje e mundshme e Greqisë nga eurozona do të sillte pasoja dramatike, deklaroi komisioneri i Bashkimit Evropian për Çështjet Financiare, Olli Rehn gjatë seancës plenare të Parlamentit Europian duke theksuar kundërshtimin e tij të plotë ndaj një mundësie të tillë.

"Dua të them dy fjalë për gjithë ata që pretendojnë se është më mirë për Greqinë të dalë nga euroja dhe eurozona'', theksoi Rehn gjatë ndërhyrjes së tij në diskutimet për krizën ekononomike në Europë dhe mbështetjen e euros.

"Nuk jam absolutisht dakord me një mundësi të tillë. Sido që ta shohë ndokush, një ndërprerje pagesash dhe një dalje e Greqisë nga eurozona do të kishte pasoja dramatike jo vetëm për Greqinë, por edhe për gjithë vendet e eurozonës", theksoi Rehn.
(atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›