Kukan: Palët të përmbahen nga përshkallëzimi i situatës
PRISHTINE- Deputeti i Parlamentit Evropian, njëherësh kryetar i Delegacionit për Evropën Juglindore, Eduard Kukan, i bën thirrje palëve që të përmbahen nga përshkallëzimi i mëtejshëm i situatës. Reagimi vjen pas tensionimit të situatës ndërmjet Prishtinës e Beogradit lidhur me zbatimin e marrëveshjes për doganat, veçanërisht në veri të Kosovës.
Përmes një komunikate për media, Kukan iu ka bërë thirrje politikanëve përgjegjës të të dy palëve, si dhe serbëve kosovarë që jetojnë në veri të Kosovës që të përmbahen nga çdo veprim emocional dhe potencialisht të dhunshëm.
“Duhet të jetë në interes të të gjithëve rivendosja e sundimit të ligjit në këtë pjesë të Kosovës. Ne të gjithë vlerësojmë mënyrën e përgjegjshme, në të cilën dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit kishte ri-filluar në fillim të muajit dhe do të më vinte shumë keq nëse arritjet do të shkonin dëm”, ka thënë ai.
(s.g/balkanWeb)