Nishani nderon me urdhërin “Nderi i Kombit” patriotin dibran, Elez Isufi
TIRANE- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i akordoi të shtunën nga qyteti i Peshkopisë, Urdhrin “Nderi i Kombit” (Pas vdekjes), veprimtarit të lëvizjes sonë kombëtare, Elez Isuf Ndreu.
Në fjalën e tij në ceremoninë e rastit, Presidenti Nishani nënvizoi se, “Mirënjohja shqiptare do të flasë përjetësisht për figura të tilla heroike si Elez Ndreu, të cilët u vetësakrifikuan për të ruajtur trojet shqiptare”.
Veprimtaria kushtuar patriotit Elez Isuf Ndreu vijoi me një dokumentar per kontributin e tij në lëvizjen kombëtare shqiptare dhe një program të pasur me këngë patriotike dibrane.
Në këtë ceremoni të organizuar në Pallatin e Kulturës “Haki Stërmilli” merrnin pjesë autoritetet vendore të qytetit të Peshkopisë, të Qarkut, deputetë të zonës, qytetarë dibranë.
Më herët, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, u prit në një takim nga Kryetari i Bashkisë së Peshkopisë, Ilir Krosi, në prani edhe të Prefektit të Qarkut Dibër, Genci Sharku, Kryetarit të Komunës Dibër e Madhe, Ruzhdi Lata dhe Kryetarit të Bashkisë së Bulqizës, Roland Keta.
(m.a/BalkanWeb)