Nishani peruron permbarimin privat
Ministri i Drejtesise u kerkoi 55 permbaruesve te pare private qe u betuan dje paradite se duhet ti pergjigjen nevojave te qytetareve. Nishani tha se permbaruesit e rinj duhet te kujtojne ne detyren e tyre doktrinen e Gjykates Kushtetuese se vetem ekzekutimi i detyrueshem i vendimit gjyqesor ka plotesuar te gjithe kuadrin e mbrojtjes se lirive dhe te drejtave te individit.
Ekzekutimi i detyrueshem si baza fundore e se drejtes per gjykim eshte nje funksion publik dhe i gjithe organizimi i shtetit duhet te vihet ne dispozicion te vendimeve gjyqesore tha ministri Nishani. Pas sherbimit shteteror te Permbarimit nga data 10 shtator 2010 do te nise ne Shqiperi edhe sherbimi privat nga i cili shpresohet te kete nje reformim te ekzekutimeve te vendimeve gjyqesore qe prej vitesh te tera ndodhet ne nje kolaps.
Ai tha se Shqiperia fillon te zbatoje ne praktike sistemin dyshkallesh te ekzekutimit te detyrueshem dhe individi do te kete lirine e zgjedhjes se sherbimit publik ose privat permbarimor. Ekzistenca e sherbimit privat pritet ti jape hov konkurrences se ndershme me sherbimin shteteror dhe rrjedhimisht te permiresoje edhe kete te fundit. Ministria e Drejtesise me nje fond prej 50 milione lekesh eshte ne procedurat e ngritjes se regjistrit elektronik te sherbimit permbarimor gjyqesor i cili parashikohet te permiresoje punen e sherbimit permbarimor publik dhe privat si dhe te rrise nivelin e bashkepunimit me institucione partnere me te cilat ky sherbim eshte i lidhur ne punen e tij perfundoi Nishani.