Kapen me 2.5 kg droge pranga dy vellezerve
Dy vellezer jane kapur me dy kilograme e gjysme droge teksa po tentonin ta shisnin ate per shperndares me te vegjel. Behet fjale per vellezerit Valter dhe Saimir Xhafa te cilet jetojne prane spitaleve ne Tirane aty ku kishin edhe zonen me influence me te madhe per te shitur lenden narkotike. Kapja e tyre eshte bere gjate nje operacioni te shpejte te agjenteve te Antidroges se kryeqytetit te cilet kishin me se nje muaj qe kishin nisur punen per identifikimin dhe kapjen e tyre. Madje policia tha se ata e kishin kthyer banesen ne laborator per ndarjen dhe perpunimin e droges se llojit kanabis. Burimet zyrtare nga Drejtoria e Policise se Tiranes bene te ditur se rreth ores 1000 prane spitalit te femijeve jane arrestuar Saimir Xhafa 25 vjec dhe Valter Xhafa 18 vjec. Saimiri eshte kapur pas Institutit te Mjekesise Ligjore me nje sasi te vogel lende narkotike qe mendohet se e kishte marre si moster per tia treguar nje personi i cili ishte i interesuar ta blinte. Ndersa vellai i tij eshte kapur pak metra me tutje ne banese teksa tentonte te zhdukte lenden narkotike te llojit kanabis. Sipas grupit hetimor rreth nje muaj me pare ishte marre informacioni per keta dy vellezer te cilet jane vene ne vezhgim deri ne momentin qe do te benin shitjen e radhes. Dje ne mengjes oficeret e Antidroges se kryeqytetit jane njoftuar se ata do te shisnin mbi dy kg kanabis dhe menjehere eshte organizuar operacioni per kapjen e tyre. Gjate nderhyrjes policia ka gjetur fillimisht dy doza qe nje nga vellezerit i kishte me vete. Me pas eshte ushtruar kontroll ne banesen e tij dhe aty eshte gjetur sasia e madhe e droges. Ne perfundim te operacionit policia ka rezultuar se sasia e lendes narkotike te bllokuar ishte 2.5 kg. Ne keto kushte dy vellezerit jane pyetur ne lidhje me kete aktivitet kriminal dhe ne perfundim me konsultimin e prokurorit eshte vendosur arrestimi i tyre. Burimet nga policia thane se vec droges atyre iu gjet ne banese nje peshore elektronike nderkohe qe gjate kontrollit fizik njerit prej vellezerve iu kap edhe nje thike qe plotesonte kushtet e armes se ftohte. Me tej uniformat blu thane se ata shperndanin lende narkotike ne zonen e spitaleve si dhe ne rrugen Bardhyl deri prane zones se Berrylit. Materialet hetimore ne ngarkim te tyre i kaluan prokurorise nderkohe qe vazhdon puna per identifikimin e personave te tjere te perfshire ne kete aktivitet kriminal. Dy vellezerit akuzohen per mbajtje dhe shitje te lendeve narkotike.