E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani pret Amb.Britanike: Luftë krimit të organizuar

Ambasadorja Fiona Mcllëham shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të katër oficerëve të policisë shqiptare. Ministri i Brendshëm, Nishani theksoi se oficerët e policisë dëshmuan kurajë, guxim dhe trimëri. 

TIRANE- Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, ka pritur sot ne nje takim Ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, Znj. Fiona Mcllëham. Ambasadorja ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të katër oficerëve të policisë shqiptare. Ambasadorja Mcllëham theksoi se kjo dëshmon vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të vijuar me të njëjtën forcë luftën kundër krimit të organizuar dhe shtoi se në këtë rrugë dhe në këtë axhendë të forcimit të ligjit e sigurisë në vend, qeveria britanike do të japë gjithnjë mbështetjen e saj.

Ndërkaq, Ministri i Brendshëm, Nishani, falenderoi ambasadoren për asistencën e vazhdueshme të qeverisë britanike për Policinë e Shtetit dhe përvojën e ofruar për sundimin dhe respektimin e ligjit.
Duke u ndalur tek rënia në detyrë e katër oficerëve të policisë gjatë aksionit të 7 Gushtit, ai u shpreh se oficerët e policisë dëshmuan kurajë, guxim dhe trimëri të jashtëzakonshme, me qëllimin për të kryer detyrën ndaj atdheut e në të njëjtën kohë duke synuar deri në fund respektimin maksimal të ligjit.
(e.n/Balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›