LSI: Shumë shpejt shqiptarët pa viza në Europë
Përmes një deklarate për mediat nga Gjirokastra, nënsekretari i përgjithshëm i LSI, Besjan Pesha ka garantuar qytetarët se brenda vitit të parë të qeverisjes, shqiptarët do të mund të lëvizin të lirë në Europë.
GJIROKASTËR- Projektet që pritet të realizojë në mandatin e ardhshëm 4 vjecar të qeverisjes së përbashkët PD-LSI, kanë qënë në qendër të një konference për shtyp të mbajtur nga nënsekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim Besjan Pesha. Nga Gjirokastra , Pesha ka garantuar qytetarët se në katër vitet e ardhshme do të ndihmojë në fushën e turizmit dhe trashëgimisë kulturore, infrastrukturë si dhe në hapjen e vendeve të reja të punës.
Nënsekretari i LSI tha se brenda vitit të parë të qeverisjes, shqiptarët do të mund të lëvizin të lirë brenda vendeve të Bashkimit Europian.
“Gjatë këtyre 4 viteve do të thellohen edhe më tej të gjitha projektet tona në fushën e turizmit kulturor. Do të vazhdojë të përmirësohet puna në drejtimin e projekteve në fushën e trashëgimisë kulturore, në fushën e investimeve në infrastrukturë dhe të gjitha projekteve që do të hapin vende të reja pune. Qytetarët gjirokastritë , së bashku me të gjithë qytetarët e tjerë shqiptarë do të arrijnë të lëvizin lirshëm në të gjitha vendet e Europës, falë liberalizimit të vizave.” u shpreh Pesha. (e.n/News24/BalkanWeb)