E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani pret Wollfarth, diskutime rreth zhvillimeve në vend

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka pritur sot në një takim Ambasadorin e OSBE-së të akredituar në Tiranë Eugen Wollfarth. Takimi i mbajtur në Presidencë ndërmjet Nishanit dhe Wollfarth ka pasur në qëndër të bisedimeve zhvillimet politike në vend dhe pritshmëritë ndaj javëve të ardhshme.
 

Në mënyrë të vecantë janë ndalur në cështjen e integrimit të Shqipërisë dhe mbajtjen e zgjedhjeve elektorale të 2013, ku presidenti Nishani e garantoi Kreun e Delegacionit të OSBE-së në Tiranë se Institucioni i Presidentit dhe të gjitha institucionet shqiptare do të bëjnë më të mirën e mundshme për të shfrytëzuar në mënyrë efektive kohën e mbetur për të plotësuar kriteret që garantojnë marrjen e statusit të vendit kandidat në BE dhe se do të vazhdojnë përpjekjet e tyre për rritjen e standardeve edhe pas këtij momenti.
 

Ndërkaq Wollfarth ka informuar Presidentin Nishani lidhur me disa vizita të rëndësishme nga drejtues të lartë të OSBE-së, përkatësisht të përfaqësueses se kreut të rradhës së OSBE në fund të shtatorit dhe të Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE të në fillim të tetorit.

Një ditë më parë Kreu i shtetit Bujar Nishani u takua me kreun e delegacionit të BE-së Ettore Sequi. Ambasadori i BE-së në Tiranë Etore Sequi inkurajoi institucionet shqiptare, të përmbushin kërkesat e paraqitura nga Bashkimi Evropian.

Gjatë takimit me presidentin e republikës Bujar Nishani, ambasadori Sequi kërkoi angazhimin e institucioneve shqiptare për reformimin e sistemit gjyqësor, luftën kundër korrupsionit, ligjin për heqjen e imunitetit dhe reformën parlamentare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›