Nisin “prognozimet” për emrat e ministrave

(E plotësuar) Veç ndryshmeve në listën e deputetëve që do të përfaqësohen në Kuvendin e Kosovës, partia që ka fituar zgjedhjet dhe që ka mandatin për krijimin e Qeverisë së ardhshme, PDK, e cila do të udhëhiqet nga kryeministri i tanishëm Hashim Thaçi, do të ketë emra të rinj edhe në legjislativ. Për shkak të performancës së dobët që kanë treguar në Ministrinë e Energjetikës dhe Minierave, ministrja Justina Pula dhe zëvendësministri Blerim Rexha, nuk do të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme. Ministrja e Administratës Publike, pas përkrahjes së vogël që ka marrë nga qytetarët gjatë zgjedhjeve, nuk do të jetë pjesë e qeverisë në të ardhmen.
Sipas burimeve të Kosovapress-it të afërta me PDK-në, emrat e rinj që do të jenë pjesë e Qeverisë së ardhshme kanë ardhur për shkak të përformancës së dobët që kanë treguar disa përfaqësues të kabinetit qeveritar nw largim, por edhe për shkak të mbështetjes që kanë marrë disa kandidatë të rinj, gjatë zgjedhjeve të 12 dhjetorit.
Për shkak të përformancës së dobët që kanë treguar në Ministrinë e Energjetikës dhe Minierave, ministrja Justina Pula dhe zëvendësministri Blerim Rexha, nuk do të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme. Ministrja e Administratës Publike, pas përkrahjes së vogël që ka marrë nga qytetarët gjatë zgjedhjeve, nuk do të jetë pjesë e qeverisë në të ardhmen. As ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, nuk do të jetë më në këtë ministri, i cili synon nja tjetër resor.
Kurse ministri i Transportit dhe Pos-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, që doli personi i dytë më i votuar në PDK, preferon që të mbetet pjesë e Kuvendit të Kosovës, po ashtu mund të jetë edhe njëri nga anëtarët e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Pjesë e qeverisë nuk do të jetë as ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, po ashtu as Ministri i Forcës së Sigurisë, Fehmi Mujota.
Emrat e rinj që do të jenë në kabinetin e ardhshëm qeveritar janë ish-këshilltari i kryeministrit Thaçi, Shaip Muja, i cili ka marrë votat e mjaftueshme për të qenë deputet në Kuvendin e Kosovës.
Pjesë e qeverisë do te jenë edhe Fadil Demaku, i cili është njeri nga personat më të votuar të PDK-së dhe Berat Buzhala, ish-kryeredaktori i gazetës “Express”.
Pjesë e kabinetit do të vazhdojnë të jenë zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, ministri i Integrimeve, Besim Beqaj, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, zëvendësministrja e Jashtme, Vlora Çitaku, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Memli Krasniqi.
Por, kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi kabinetin e tij do ta kompletojë pas arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje me parterët tjerë, ku synimi kryesor i tij është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pasi hyrja e saj në koalicion do të fuqizonte Qeverinë e Kosovës, por edhe pozicionin e tij si kryeministër, gjatë zhvillimit të negociatave për ballë Serbisë dhe krijimin e një stabiliteti politik në vend.
Variant tjerë i PDK-së, është edhe Aleanca Kosova e Re, e cila parti është vlerësuar si e afërt me PDK-në gjatë mandatit të kaluar. Lidhja e një koalicioni vetëm me këtë parti, e cila është në koalicione dhe me disa parti tjera, nuk do t’i jepte Thaçit një qeveri çfarë ai synon.
PDK të sigurt e ka vetëm koalicionin me minoritete, madje njëri nga postet e zëvendëskryeministrit është parapa që t’i takojë atyre.
Por para fillimit të bisedimeve zyrtare për formim e Qeverisë së re, të dy partitë i kanë vënë kushte PDK-së, AAK kërkon postin e kryeministrit, apo një qeveri pa Hashim Thaçin, kurse AKR kërkon presidentin e vendit. Ndërsa as AAK e as AKR nuk e durojnë njëra tjetër të jenë në bashkëqeverisje, preferojnë që të jenë në koalicion vetëm më PDK-në dhe minoritetet, pasi përfitimi në hisen e ministrive do të ishte më i madh.
Nga ana tjetër, kryeministri në largim, Hashim Thaçi ka hequr dilemën se kush do të jetë kryeministër i ardhshëm i vendit, duke njoftuar se këtë post sërish e ka rezervuar për vete dhe është shprehur i sigurt se i ka votat e mjaftueshme për të formuar qeverinë, në të cilën do të përfshinë edhe emra të shoqërisë civile. (Kosovapress)
AAK dhe AKR në koalicion me PDK-në?
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Aleanca Kosova e Re (AKR) pritet të jenë pjesë e Qeverisë së Kosovës. Udhëheqës të lartë të PDK-së, po mbajnë takime me krerët e këtyre dy subjekteve politike, për të gjetur modalitetet më të përshtatshme për një bashkëqeverisje katër vjeçare.
Një burim i lartë brenda PDK-së, i tha Telegrafit në kushte anonimiteti, se kryetari i PDK-së, ka pas një takim me Daut Haradinaj, në përpjekje për të arritur një marrëveshje koalicioni. Po ashtu, sipas burimit, takime janë duke ndodhur edhe me AKR-në.
“Dhe gjasat janë që koalicioni të bëhet me AAK-në dhe AKR-në”, tha ky zyrtar i PDK-së.
Por është një problem që ka lindur, kush do të jetë president, Behxhet Pacolli apo Blerim Shala. Behxhet Pacolli, siç tregon zyrtari i lartë i PDK-së, do ta kishte të garantuar këtë pozitë nëse AAK-ja, nuk do të shfaqte ambicie për këtë post.
Zyrtarët e AAK-së që po bëjnë konsulta me PDK-në, sipas burimit tonë, po kërkojnë që Blerim Shala të jetë president. Por, jo të gjithë brenda këtij subjekti politik dëshiron që Shala të jetë president, pasi të njëjtit i duhet të jap dorëheqje nga posti i nënkryetarit të AAK-së dhe kjo do të ishte goditje për AAK-në, pa kryetarin e saj në liri.
Negociatat që janë duke vazhduar do ta qartësojnë definitivisht se kush me kë do ta bëjë qeverinë e re.