E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, shembet banesa, familja apel qeverisë për ndihmë

TIRANË- Një familje me 7 anëtarë nga të cilët dy fëmijë invalidë që nga mbrëmja e kësaj të mërkure kanë mbetur në qiell të hapur. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën periferike të Laknasit në kryeqytet.

Ndërkohë që bëhet me dije se banesa është në pronësi të Xhem Dragoshit, i cili për shkak të gjendjes së vështirë në të cilën ndodhet i kërkon ndihmë qeverisë. Mësohet se shtëpia një katëshe është shembur ndërsa të gjithë anëtarët e kësaj familje që jetojnë vetëm me ndihmë sociale kanë mbetur dhe të pastrehë.

Shkak i shëmbjes së ndërtesës një katëshe sipas të zotit të shtëpisë Xhem Dragoshi është vjetersia dhe amortizimi i saj. Ndërkohë që kryefamiljari Dragoshi bën me dije se shtëpia kishte pësuar carje muaj më parë kurse sot në mbrëmje tavani i shtëpisë është shembur, dhe fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›