Ambasadori i OSBE-së, Wollfarth thirrje qytetarëve: Vota është dinjiteti juaj, në 8 maj votoni perspektivën e integrimit të Shqipërisë

UPDATE- Përfaqësitë diplomatike të kancelarive perëndimore në Shqipëri, i bëjnë thirrje qytetarëve shqiptarë që më 8 maj të respektojnë të drejtën kushtetuese për të zgjedhur. Apeli vjen nga ambasadori i prezencës së OSBE-së në vendin tonë, Eugen Wollfarth, i cili përmes një mesazhi drejtuar qytetarëve gjatë hedhjes së shortit për nisjen e hetimit për pasurinë e zyrtarëve, i konsideron zgjedhjet vendore si inspiruese të perspektivës integruese të Shqipërisë. Ai thekson se zgjedhjet janë një shans shumë i mirë ku qytetarët të tregojnë se korrupsionmi është një çështje pa parti. “Vetë zgjedhësit kanë mundësi që në 8 maj të mbajnë një qëndrim ku të shprehin tolerancë zero ndaj korrupsionit”- u shpreh Ëollfarth. Ai inkurajoi qytetarët që në zgjedhjet vendore të 8 majit t’u largohen aleancave të verbra me partitë politike por të votojnë për atë kanditat që ka vullnet për një qeverisje më të mirë. Duke iu referuar korrupsionit ambasadori Ëollfarth theksoi se në Shqipëri korrupsioni mbetet prevalent dhe ekziston në shumë sektorë, por ai shtoi se qeveria s’mund ta luftojë e vetme atë. “Qeveria nuk mund ta luftojë e vetme korrupsionin. Është e domosdoshme që shoqëria civile të bashkëpunojmë me ILDKP-në”- theksoi Ëollfath. Ndërsa kreu i ILDKP-së Adriatik Llalla i bëri thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast korrupsioni në administratën publike duke u premtuar atyre se institute do të shqyrtojë çdo denoncim me qëllim vënien para drejtësië të çdo zyrtar që shkel ligjin. “Sot do të keni mundësinë që vetë ju të tërhiqni fletët për 188 zyrtarë që do të kalojnë në proces kontrolli për verifikimin e pasurisë së tyre dhe për rastet e konfliktit të interesave. Natyrisht shorti nuk është e vetmja formë por krahas shortit ka forma të tjera prandaj qytetarët duhet të jenë më aktiv për të denoncuar rastet dhe abuzimet në administratën publike”- u shpreh Llalla.
ILDKP hedh shortin, nën hetim pasuria e 7 deputetëve të Kuvendit
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) ka hedhur sot shortin për përcaktimin e zyrtarëve të administratës shtetërore të cilëve u kalon pasuria në hetim të imtësishëm. Në këtë short janë përzgjedhur disa deputetë të Kuvendit të Shqipërisë mes të cilëve: Tom Doshi (PS), Ermonela Felaj (PS), Edi Paloka (PD), Gjokë Jaku (PS), Aldo Bumçi (PD), Qemal Minxhozi (PS) dhe Luan Skuqi (PD). Ndër emra të tjerë ka rënë në sy ai i zv/kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Dëshira Subashi, ishkreut të inspektoratit të ndërtimit Gjergji Bojaxhi, numrit dy të policisë së shtetit Sajmir Muça, kreut të forcave speciale Shemsi Prençi etj.