E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani, takim lamtumire me stafin e MB

Buja Nishani

TIRANË- Bujar Nishani, presidenti i zgjedhur vetem nje dite me pare,  ka zhvilluar sot një takim të fundit me stafin e administratës së Ministrisë së Brendshme me të cilën punoi për jo pak kohë.

Në fjalën e tij para punonjësve, Nishani ka bërë një bilanc të shkurtër të punës, sipas tij tejet pozitive dhe me shumë arritje.

Dua t;u shpreh falënderim për përkushtimin në pozicionet tuaja, për nivelin e lartë të profesionalizmit që keni treguar dhe një falënderim për të gjithë atë që ju keni kontribuar për këtë ministri, për këtë shoqëri. Personalisht kam qenë i privilegjuar të punuar me të gjithë ju, ka qenë një kohë jo e paktë me një rikthim madje në këtë institucion dhe ne sot kemi të drejtën të jemi krenarë për shumë cka jemi përpjekur, kemi bërë dhe kontribuar- tha Nishani.

Ai ka vlerësuar bashkëpunëtorët për profesionalizmin, me të cilin u sollën shumë risi në infrastrukturën zgjedhore, duke vecuar regjistrin elektronik të gjendjes civile, letërnjoftimet elektronike dhe pasaportat dixhitale, që ishin kontribuues direkt në arritjen për lëvizjen e lirë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›