Nishani takon Emirin e Katarit: Bashkëpunim
Intensifikimi i marrëdhënieve ekonomike në fusha me rëndësi si energjetikë, infrastrukturë, bujqësi dhe turizëm ka qene ne qender te takimit te zhvilluar mes presidentit Bujar Nishani dhe Emirit te Katarit, Lartësisë se tij Sheikh Hamad Bin Khalifa Al-Thani. Takimi u mbajt ne vijim të qëndrimit të Nishanit në New York, në kuadër të Sesionit të 67-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Emiri i Katarit i vlerësoi si të shkëlqyera marrëdhëniet mes dy vendeve duke shprehur mbështetjen për projekte në fushën e bujqësisë dhe atë të bulevardit të ri të Tiranës.
Presidenti Nishani shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Mbretëria e Katarit i ka dhënë Shqipërisë dhe e ftoi biznesin e Katarit të jetë më shumë prezent në Shqipëri.
Nishani gjatë ditës së djeshme priti në dy takime të veçanta Presidentin e Bankës Eksport-Import të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Fred Hochberg dhe Zëvendëspresidenten e Korporatës Ndërkombëtare Private të Investimit, Mimi Alemayehou, me të cilët diskutoi për mundësinë e intensifikimit të investimeve amerikane në fusha të ndryshme të ekonomisë shqiptare.
Presidenti shpalosi sektorët prioritarë për investime në ekonominë shqiptare si energjitika, infrastruktura, bujqësia dhe turizmi duke i garantuar Presidentin e Bankës Export-Import të SHBA-ve dhe Zëvendëspresidenten e OPIC-ut se Shqipëria ka një klimë të favorshme për biznesin dhe ofron siguri për investimet e huaja.