Panariti takime me homologet ne OKB
Ministri i Jashtëm Panariti, zhvillon një sërë takimesh me homologë në OKB. Danimarka, Finlanda dhe Rumania mbështesin integrimin europian të Shqipërisë.
Gjatë punimeve të Sesionit të 67-të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Ministri Panariti pati një takim të veçantë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Danimarkës, Ëilly Soëndal.
Ai e informoi homologun danez mbi procesin e reformave të ndërmarra kohët e fundit në vend në kuadrin e përmbushjes së kritereve të vendosura nga Komisioni Evropian për marrjen e statusit të vendit kandidat. Në këtë kuadër Panariti theksoi se integrimi evropian është aspirata më e fuqishme e popullit shqiptar dhe se qeveria dhe politika shqiptare po janë plotësisht të angazhuara për përmbushjen e të gjitha detyrimeve që në kuadrin e 100-Vjetorit të pavarësisë të merret statusi kandidat në BE.
Nga ana e tij, Ministri danez i vlerësoi si shumë pozitive zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe inkurajoi për vazhdimin e tyre.
Panariti takohet me homologun finlandez Erkki Tuomioja
Gjatë këtij takimi u vlërësuan marrëdhëniet e mira që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve, si dhe theksuan domosdoshmërinë për t’i zhvilluar ato më tej në fusha me interes të ndërsjelltë, veçanërisht në aspektin ekonomik.
Ministri Panariti e informoi homologun për progresin e bërë nga Shqipëria në procesin e Integrimit Evropian të vendit, si dhe u ndal në ecurinë e deritanishme në përmbushje të 12 Rekomandimeve të KE-së, për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE, brenda këtij viti.
Nga ana e tij Ministri i Jashtëm finlandez vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria kohët e fundit në kuadrin e reformave për marrjen e statusit kandidat në Bashkimin Evropian dhe siguroi për mbështetjen finlandeze në procesin e integrimit të vendit ne familjen evropiane.
Gjithashtu, ai vlerësoi politikën e jashtme të Shqipërisë, e cila ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin mes vendeve të rajonit.
Panariti takohet me homologun rumun Z. Titus Corlatean.
Ministri i Jashtëm vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe shprehën interesin për zgjerimin e bashkëpunimit në fushat me interes të ndërsjelltë, duke vënë theksin vecanërisht në sektorë të rëndësishëm, sic janë energjia, infrastruktura, transportet, arsimi, etj. Ata ranë dakord për mbledhjen së afërmi të Komisionit të Përbashkët të Bashkëpunimit ekonomik.
Ai falenderoi për mbështetjen e Rumanisë në procesin e integrimit europian të vendit dhe e informoi mbi progresin që ka bërë Shqipëria në përmbushje të 12 Rekomandimeve të KE-së, për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE, brenda këtij viti. Ministri rumun u shpreh se mbështetja e integrimit evropian të Shqipërisë është një qëndrim tashmë i qartë i Rumanisë.
Ministri i Jashtëm rumun inkurajoi hapat e ndërmarra nga qeveria shqiptare në kuadrin e plotësimit të kritereve të vendosura nga Komisioni Europian dhe siguroi për mbështetjen e Rumanisë për aspiratën e popullit shqiptar për integrim në Bashkimin Evropian.
Në vijim të takimit, bashkëbiseduesit diskutuan mbi çështje të agjendës dypalëshe dhe zhvillimet rajonale. Me këtë rast, Ministri Panariti kërkoi nga homologu rumun njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe mbështetjen për integrimin e Kosovës në nismat dhe organizmat evropiane dhe rajonale.