Berisha pret gjeneralin kinez Dai Shujun
Kryeministri Berisha priti në një takim Zëvendës Komandantin e Përgjithshëm të Policisë Ushtarake të Republikës Popullore të Kinës, Gjeneral Dai Shujun, në vizitën e parë të këtij niveli të lartë ushtarak. Gjenerali u njoh me zhvillimet dhe reformat e rëndësishme të ndërmarra në vend, si në aspektin politik, atë ekonomik, në fushën e integrimit europian, luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit, etj. Kryeministri Berisha vlerësoi si shumë të rëndësishme platformën kryeministrit kinez për bashkëpunim të ndërsjellë mes vendeve të rajonit dhe Kinës. Gjenerali Dai Shujun, tha se kjo vizitë do të vendosë piketat për një bashkëpunim më intensiv mes policive ushtarake të të dy vendeve, në luftën antiterror, në përballimin e emergjencave civile, etj. Ai vlerësoi rolin e rëndësishëm që Shqipëria ka luajtur në anëtarësimin e Republikës Popullore të Kinës në OKB, si dhe për politikën konstante të qeverisë shqiptare për njohjen e një Kine të vetme. Të dy personalitetet vlerësuan ngritjen së afërmi të Institutit të Konfucit në Tiranë dhe mësimin e gjuhës kineze në shkollat shqipe.