Nishani ne OKB Konsolidim i sundimit te ligjit ne Shqiperi parim udheheqes
Konsolidimi i sundimit të ligjit në Shqipëri është shndërruar në parimin udhëheqës për një demokraci të re e të fuqizuar si dhe në gurin themeltar të një shoqërie të konsoliduar e në harmoni, të një ekonomie tregu të hapur e solide, të një qëndrueshmërie rajonal dhe paqeje dhe sigurie afatgjatë. Kështu ka deklaruar në OKB presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani në fjalimin e tij në OKB, në takimin e Nivelit të Lartë mbi Shtetin e së Drejtës si në nivel kombëtar, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.
“Është pikërisht parimi i Shtetit të së Drejtës ai me të cilin ne kemi përafruar dhe përputhur të gjitha deklaratat tona kombëtare dhe ligjin ndërkombëtar, konventat dhe rregulloret tona si dhe vetë funksionimin e këtij organizmi madhështor”- ëhstë shprehur kreu i shtetit shqiptar,
Më tej Nishani deklaroi se sot Shqipëria gjendet në pararojë të mbështetjes dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe përkrah luftën e të gjithë popujve për liri anembanë botës që nga Siria deri në Mianmar.
“Çdo regjim që dhunon ligjin e lirisë duhet të japë llogari në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.Sundimet e ligjit në nivel kombëtar dhe në atë ndërkombëtar janë të ndërlidhura ngushtësisht më njëri-tjetrin. Ata pasqyrojnë shoqi-shoqin dhe mbi të gjitha, meritojnë të gëzojnë një respekt të barabartë dhe të njëzëshëm. Ne e kemi jetësuar këtë në mënyrën më konkrete: Kushtetuta shqiptare parasheh se në rastin e një konflikti mes ligjit kombëtar dhe atij ndërkombëtar, mbizotëron ky i fundit.”- vijoi më tej Nishani i cile theksoi se Shqipëria mbetet një partner vërtet i përkushtuar ndaj promovimit të drejtësisë, mbajtjes së përgjegjësisë dhe tepër e vendosur për ndëshkueshmërinë e çdo krimi të kryer.
“Në këtë drejtim, Shqipëria mbështet me gjithë zemër parimin e juridiksionit mbarëbotëror, sepse ne besojmë që ai është një mekanizëm i rëndësishëm për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për promovimin e përgjegjshmërisë.
Shqipëria ka mbështetur dhe gjithmonë do të vazhdojë të mbështesë mandatet e Gjykatave Ndërkombëtare për rolin e tyre të pazëvendësueshëm në luftën ndaj pandëshkueshmërisë si dhe në vendosjen e standardeve të një drejtësie botërore në interes të paqes dhe sigurisë”- nënvizoi ai, ndërsa shprehu keqardhjen që nganjëhere vendimet dhe mendimet e Gjykatave Ndërkombëtare nuk merren parasysh nga shtetet, të cilat i kanë ngritur dhe paraqitur fillimisht si çështje gjyqësore.
“Kështu ishte edhe rasti me mendimin këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi pavarësinë e Republikës së Kosovës”- deklaroi kreu i shtetit shqiptar.
Duke iu referuar rajonit të Ballkanit, i cili ka përjetuar luftërat më të tmerrshme presidenti Nishani theksoi se mendjet shoviniste përligjën ideologjinë e superioriteti të tyre mbi popujt e tjerë duke legjitimuar gjenocidet dhe masakrat që pasuan.
“Dy dekadat e fundit kanë treguar se nuk është një detyrë e lehtë që ta kthesh këtë faqe në librin e historisë së Ballkanit. Shkaktarët e këtyre tragjedive dhe gjenocidive natyrisht që nuk mund të jenë në gjendje ta bëjnë këtë gjë vetëm. Ajo që nevojitet është miratimi i të gjithë popujve, por para së gjithash dhe mbi të gjitha, nevojitet miratimi i viktimave që kërkojnë drejtësi. Vërehet me shqetësim se në Ballkan, në vend të kërkesave faljesh të sinqerta për masakrat dhe gjenocidin e shkaktuar, ne na serviren deklarata mohuese dhe mbi të gjitha, deklarata të bëra nga nivelet më të larta”- shtoi Nishani, i cili apeloi për respektim të shtetit të së drejtës si në nivel kombëtar, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.
Gjithashtu Presidenti Nishani e vuri theksin edhe tek roli konstruktiv i Shqipërisë dhe bashëkpunimi me të gjithë vendet e rajonit.
Në fund të fjalës së tij kreu i shtetit shqiptar ritheksoi see Shqipëria është e përkushtuar ndaj synimeve dhe parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, ndaj Ligjit dhe Rregullit Ndërkombëtar të bazuar në sundimin e ligjit dhe shtetit të së drejtës si vlera jetësore për promovimin e bashkëjetesës paqësore dhe të marrëdhënieve tona të bashkëpunimit në harmoni mes shteteve.