E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Presidenca e KiE e merituar ne 100 vjetorin e Pavaresise

Nën tingujt e himnit kombëtar shqiptar dhe më pas atij të Këshillit të Europës ka nisur ceremonia zyrtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë për marrjen e presidencës së vendit tonë në Këshillin e Evropës.
Kryeministri Sali Berisha e ka quajtur një ceremoni historike veprimtarinë që organizohet një ditë pas dorëzimit të detyrës nga Britania tek Shqipëria , ndërsa kaq theksuar se ky ëhstë një shpërblim i merituar për shqiptarët dhe për demokracinë në 100 vjetorin e Pavarësisë.
“Kjo është një ditë historike, pasi vjen në 100 vjetorin e pavarësisë. Vendi 100 vjet më parë diskutonte ekzistencën, sot Shqipëria kryeson tempullin e demokracisë në KiE”- u shpreh kreu i qeverisë, ndërsa theksoi se kjo është një ditë historike për KiE-në dhe për vlerat që ajo ka.

“Ne e morëm detyrën nga demokracia më e vjetër si ajo e Britanisë dhe është sfidë përmbushja me dinjitet e kësaj detyre. Ne kemi përcaktuar një axhendë ku mund të japim ndihmën tonë dhe kontributin model në reformat e KiE-së që janë jetike”- vijoi më tej kryeministri.
Ai tha gjithashtu se Shqipëria është një një komb i vogël, me vlera të mëdha. Shqiptarët - tha ai, -janë një komb plurireligjoz dhe ka një tolerancë të përsosur, duke qenë kështu dëshminë se besimet nuk i ndajnë njerëzit. “Ne do përpiqemi që këtë mesazh ta përcjellim kudo, këtë do ta përcjellim tek vendet e ‘Pranverës Arabe”- shtoi ai.
Ndërkaq kreu i ekzekutivit theksoi se Shqipëra është vendosur në një rajon që ka patur ndryshime të mëdha, por sot ka një përpjekje për të ndërtuar të ardhmen europiane, ndërsa shprehu angazhimin e tij për proceset e integrimit rajonal, pasi sipas tij Ballkani është një mozaik me minoritete dhe bashkëpunimi ështëi rëndësishëm.

Nga ana e tiju Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës Thorbjon Jagland u shpreh se Presidenca e Shqipërisë një mundësi e madhe për vendin dhe Ballkanin, ndërsa e quajti një demokraci vibrante atë të vendit tonë.
“Europa një bashkim vendesh me identitete të ndryshme. Unë u rrita në një kohë kur shqipëria ishte e mbyllur, ndërsa tashmë Shqipëria ka një demokraci vibrante dhe Presidenca e Shqipërisë është një mundësi e madhe për vendin e Ballkanin”-deklaori jagland, teksa vlerësoi himnin shqiptar shumë të bukur.
Ndërkaq ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto tha se Shqipëria do të çojë përpara reformat dhe shprehu aqngazhimin për realizimin e detyrave, ndërsa theksoi se Presidenca shqiptare do të ketë një angazhim më të madh në Kosovë për ta sjellë më afër KiE-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›