Presidenti i ri, Berisha takohet sot me Metën

Duke filluar që sot, kryeministri Sali Berisha, nënkryetari Astrit Patozi dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie, Edmond Spaho do nisin takimet me aleatët për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.
Takimi i parë do të zhvillohet me kreun e LSI-së Ilir Meta në orën 13:00 ndërsa në ditët në vijim do të vijojnë takimet edhe me aleatët e tjerë në qeverisje.
Në kryesinë e PD, e para e mbledhur që prej mandatitimit të saj verën e shkuar, shefi i selisë blu, Berisha tha se bashkëpunëtorët e afërt të tij mund të bëhen presidentë të mirë, por shtoi se Rama nuk duhet të demonizojë emrat e PD në garën për president.
Kryetari i Partisë Demokratike gjithashtu theksoi se procesi I zgjedhjes së presidentit të ri do të zhvillohet duke respektuar Kushtetutën.
“Karrigia e një presidenti është e një politikani, sigurisht sepse ky vend, ky post është një post shumë përfaqësues për vendin, brenda dhe jashtë, ka nderet dhe jo vetëm nderet e vendit. Kështu, na takon të qëndrojmë për të nderuar këtë post me një personalitet politik”, shtoi Berisha. Ai theksoi se vendi ku duhet të arrihet konsensusi për presidentin e vendit, duhet të jetë salla e Parlamentit.
Ndërkohë, Konferenca e kryetarëve vendosi që 30 maji, do të jetë edhe seanca e parë kur do të votohen kandidaturat për kreun e ri të shtetit.