Konsolidimi i Shërbimit Civil

"Ministria e Brendshme, në bashkëpunim me ministrinë e Arsimit, duke iu referuar praktikave më të mira evropiane, po shohin mundësinë për të ngritur në një shkallë më të lartë pjesën e ekspertizës së trajnimit të Administratës Publike, duke u koncentruar deri në krijimin e një shkolle për trajnimin e Administratës Publike", theksoi ai.
Sipas Nishanit, “është bërë një punë paraprake në formulimin e politikave sesi ne mund të kemi një Shkollë të trajnimit të Administratës Publike".
Duke u ndalur tek ky projekt i rëndësishëm, Nishani theksoi se duhet të shikojmë për një nivel më të lartë e më akademik të trajnimit dhe shkollimit të administratorit publik.
"Të gjithë kemi një rrugë të vetme për të ecur, të konsolidojmë Shërbimin Civil, ta pasurojmë atë me standardet që kërkohen, për një administratë të një shteti, i cili ka një angazhim të përditshëm dhe shumë të madh në proceset integruese. Dhe që të kemi standardet e kërkuara, duhet te kemi resurset përkatëse", tha Nishani. /Start/
2012-05-29 11:26