E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani u vë vizë presidentëve të tjerë

Kur nuk ka kaluar as një muaj që prej marrjes së detyrës, nga ana e Presidentit të ri të Republikës, Bujar Nishani, shënohet një veprim i paprecedent në institucionin e Presidencës së Shqipërisë. Në faqen zyrtare në internet të këtij institucioni, www.president.al, e krijuar që në vitin 2003, është fshirë e gjithë arkiva e Presidenteve paraardhës dhe e veprimtarisë së tyre, duke shënuar një vendim në kufijtë e një skandali, raporton Vizion Plus.

Tashmë në këtë faqe, e cila u rimodelua dhe u bë e disponueshme vetëm pak ditë më parë, ekzistojnë vetëm informacione për kreun aktual të shtetit, për familjen e tij, si dhe për veprimtaritë e takimet e deritanishme të zotit Nishani. Qe prej krijimit nëntë vjet me pare, uebsajti www.president.al ka shërbyer si një adrese informacioni për te gjithë krerët e shtetit e veprimtarinë e tyre, duke nisur nga Alfred Moisiu, Bamir Topi dhe tashme për Bujar Nishanin. Ajo nuk ka qenë dhe nuk është konceptuar ndonjëherë si faqe personale e kreut të shtetit në detyrë, por ashtu si të gjithë uebsajtet zyrtare të institucioneve shtetërore të Republikës së Shqipërisë, është në funksion të informimit dhe transparencës për publikun, për punën e këtyre institucioneve.

Me rikonceptimin e kësaj faqeje, praktikisht hidhet poshtë historiku i Presidencës shqiptare, që prej krijimit të uebsajtit dhe gjithashtu puna e paraardhësve të Nishanit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›