Humbin jetën dy gra derisa po kalonin lumin

Dy gra kanë humbur jetën në mënyrë tragjike mesditën e sotme, teksa po përpiqeshin të kalonin në anën tjetër të lumit Devoll me një zetor.
Sipas një dëshmitari që udhëtonte me traktor, në rimokion e tij ishin 20 persona të cilët po shkonin në një varrim. Rrjedha e fortë e lumit e rrëmbeu mjetin bujqësor duke shkaktuar një tragjedi. Ngjarja ndodhi në fshatin Braçaj të Devollit.
Nga kjo ngjarje ka mundur të shpëtojë vetëm shoferi i mjetit. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nxjerrë s e fundmi edhe trupat e dy grave nga uji.
Viktimat janë, Mirela dhe Lena Zyfi, ku njëra prej tyre ishte nëne e dy femijëve. Mësohet se të gjithë udhëtarët ranë në lum, por vetëm dy gratë humb jetën.
Një fshatar nga fshati Sul, ka qenë aty pranë kur ka parë skenën tragjike të përmbysjes së zetorit. Lumi lidhte dy fshatrat, Braçaj dhe Dobrajn të Devollit dhe mbi 20 persona, kryesisht pjesëtarë të një familjeje me banim në Braçaj kanë hipur në zetor ëpr të kaluar lumin.
"?Unë me gruan po shkoja në vaki dhe i kam parë mbi 20 personat që kishin hipur në zetor. Në një moment, kur zetori po kalonte mes për mes lumit, hyri në një gropë dhe u përmbys. Të gjithë personat ranë në ujë",informoi bashkëfshatari për shqiptarja.com.
Rrjedha ka marrë me vete dy gratë. Viktimat ishin rreth të 30-tave dhe njëra prej tyre ishte nënë e dy fëmijëve. Të 18 personat, bashkë me ta dhe shoferi Gëzim Zyfi, 38 vjeç kanë mundur të shpëtojnë. Pak kohë më vonë policia deklaroi se kishte arritur të nxirrte nga lumi trupat e dy grave.