E Diel, 1 Nëntor 2026

Nisi seanca plenare. Opozita vijon bojkotin. Berisha falenderon shqiptarët për besimin

Sapo ka filluar seanca plenare në kuvendin e Shqipërisë. Edhe në këtë seancë siç edhe pritej nga të gjithë deputetët e opozitës nuk marrin pjesë, ndërkohë që punimet drejtohet nga kryetarja Topalli. Në këtë seancë pritet të bëjë betimin edhe qeveria e re dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit dhe e dekretuar para dy ditësh nga Presidenti Topi. Pas kryetares Topalli e përshëndetjes e mori kryeministri Berisha, i cili tashmë është në mandatin e dytë të tij në këtë post. Në fjalën e tij kreu i qeverisë falenderoi të gjithë shqiptarët për votëbesimin e dhënë e ndërkohë i bëri thirrje edhe opozitës të jetë pjesë integrale e kuvendit të ri. Kryeministri Berisha prezantoi në seancën e sotme plenare programin e qeverisë në mandatin e dytë qeverisës. Kryeministri Berisha në seancën e sotme plenare pasi ka përshëndetur deputetët dhe i ka uruar sukese në ndërtimin e infrastrukturës legjislative theksoi se zgjedhjet e 28 qershorit nuk ishin në provë vetëm liderët por për lirinë e shqiptarëve dhe e demokracisë së Shqipërisë "Dua të përulem me nderim të madh ndaj qytetrëve që votuan ndryshim dhe ata votuan për vazhdimin e ndryshimit të shqipërisë dhe për realizimin e ëndrrës së intgrimit në BE theksoi Berisha. Berisha gjithashtu shtoi se fton opozitën të zërë vende në parlament dhe se e garanton atë që do të ketë rol të rëndësishëm në reformën zgjedhore dhe në integrimin europian.Zgjedhjet e 28 qeshorit janë historike sepse përcaktuan alencën e integrimit mes PD-LSI- theksoi Berisha. Reforma institucionale dhe respektimi i ndarjes së pushteti dhe transparenca e vendimeve gjyqësore do të jetë prioritet për qeverinë" theksoi Berisha


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›