E Diel, 1 Nëntor 2026

Emërimi në qeverinë e re, Meta merr urime Ministrit të Jashtëm francez Kushner

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, ka marrë një mesazh urimi nga Ministri i Jashtëm francez Bernard Kushner me rastin e marrjes së detyrës në postin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm. Në mesazhin e urimit të Ministrit të Jashtëm francez Kushner ndër të tjera theksohet se Franca do ta mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit evropian. Kushner duke vlerësuar progresin e bërë nga Shqipëria theksoi se do të angazhohet për të forcuar miqësinë mes Francës dhe Shqipërisë. Kushner vlerëson progresin e arritur në Shqipërisë në rrugën e saj drejt afrimit me Evropën dhe ju inkurajoj të vazhdoni përpjekjet e bëra deri më sot. Më tej ai siguroi se Franca do të vazhdojë t’ju ofrojë mbështetjen e saj të plotë. Në letër e tij z. Kushner shprehet se: “Jam i lumtur që do kem mundësinë të punoj me ju në kuadrin e dialogut të zhvilluar mes vendeve tona dhe për forcimin e lidhjeve të miqësisë, tashmë të vjetra midis Francës dhe Shqipërisë”, i drejtohet zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm Ilir Metës, Ministri i Jashtëm francez Bernard Kushner.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›