Nisida Knezi, në një rrëfim për mëmësinë

TIRANE-Nisida Knezi, gazetarja e njohur e lajmeve në "News24" vjen sot në një rrëfim të sinqertë për faqet e "Bluetooth", duke ndarë me ne, emocione të reja nga jeta e saj.
Me të takohemi çdo mëngjes, duke qenë se ajo është shtylla e transmetimeve 'live' të paradites, për t'u ndarë më pas diku nga mesdita, kohë në të cilën Nisida i përkushtohet një tjetër statusi, atij të nënës.
Prej pesë muajsh ajo është bërë nënë e një djali për herë të dytë. Jon, është emri i engjëllit më të ri të familjes Tufa, që i ka gëzuar pa masë mami Nisidën, babi Emirin dhe vëllain Enio… "Ka plot pesë muaj që Jon është mes nesh. Pjesëtari më i ri i familjes që të gjithë e adhurojmë. Jam shumë e lumtur dhe ndihem e kompletuar. Tashmë ne jemi katër dhe patjetër që vëmendja maksimale është tek të vegjlit. Sigurisht, është shtuar përgjegjësia. Fëmijët janë me diferencë të vogël në moshë dhe duan një përkujdesje maksimale. Me të mbaruar punën, e gjithë pjesa tjetër e ditës mbetet për ta. Mundohem të jem një nënë e mirë, e kujdesshme, dhe mbi të gjitha e vëmendshme. S'dua të mungojë asgjë që unë mund të bëj apo realizoj në pjesën që më përket", - rrëfen Nisida, ndërkohë që na tregon duke qeshur xhelozinë e djalit të parë, Enios, për të vëllain e porsalindur.
"Për Enion fillimi ishte i vështirë paksa. Nuk po arrinte dot të ambientohej me idenë e një tjetër bebeje në familje. Nisi menjëherë ndjesia e xhelozisë për të, që i shkaktonte herë-herë dhe reagime të forta. Enio dhe Jon kanë rreth 2 vjet diferencë dhe kjo bën që situata të jetë delikate kur mendon se vëmendja ndahet në dy pjesë dhe përkëdhelitë shkojnë edhe për më të voglin. Por në fakt kjo atmosferë nuk është se zgjati shumë dhe tashmë unë dhe bashkëshorti im shijojmë momentet e shpeshta kur Enio puth e përkëdhel me shumë dashuri vëllain. Është aq bukur", - vijon më tej Nisida. Natyrisht, mirërritja e fëmijëve është një detyrë e rëndësishme për çdo nënë dhe ka qenë pikërisht kjo arsyeja që ia ka bërë gazetares së "News24" pak të vështirë rikthimin në punën që aq shumë e do… "Rikthimi në punë ishte pak i vështirë, teksa mendoja që djalin do e lija të vogël. Më dukej sikur orët që isha në punë, ai do të ishte tërësisht jashtë vëmendjes sime. Por e përditshmja në punë erdhi natyrshëm dhe ritmi i transmetimeve direkt bën që koha të kalojë shpejt e të mos ndihet. Përpos kësaj, janë dy gjyshet e fëmijëve që më ndihmojnë në çdo kohë, në mënyrë që fëmijët ta ndjejnë sa më pak mungesën time përgjatë orëve që nuk jam".
Megjithatë, kur punën e sheh më shumë si kënaqësi sesa si detyrim, gjithçka arrihet me lehtësi.
"Ditët janë me një programim shumë të rregullt për mua dhe kjo më bën që të mirëorganizohem. Çdo mëngjes unë nis transmetimet në "News24" në orën 8:30, për të vijuar deri në mesditë, në orën 13:00. Ritmi i punës, fluksi i ngjarjeve dhe aktiviteteve të paradites bën që të përfshihem dhe fokusohem totalisht tek to, por patjetër që mendja herë pas here më shkon tek djemtë. Në hapësirën e parë që mundem telefonoj për të mësuar si janë dhe ç'po bëjnë. Shqetësim prej nëne ky", - tregon Nisida, të cilën në fund, si për ta ngacmuar, e kemi pyetur për planet e së ardhmes. "Do të kemi apo jo një motër për djemtë?" - ishte pyetja që pasoi këtë bisedë të këndshme me moderatoren e lajmeve në televizionin numër 1 informativ në vend. "Oh! (qesh) Sa shpejt për të folur për këtë! Në fakt unë bëj shpesh shaka me miqtë e mi dhe u them se një vajzë do e dëshiroja shumë, në një të ardhme ndoshta pas pesë vitesh mund ta realizoj. Por në të vërtetë jam shumë e lumtur me dy djemtë dhe mjaftohem me kaq. Në fakt, Enio dhe Jon e kanë një motër, është Klea e bukur, vajza e xhaxhait të tyre, në moshë të përafërt me ta, që unë e dua shumë", - përfundon Nisida.
(d.b/Bluetooth/BalkanWeb)