Nisin Lojrat Paraolimpike në Londër

Mbretëresha britanike Elizabeta ka shpallur mbrëmë Lojërat Paraolimpike, Londra 2012, gjatë një ceremonie, në të cilën merrnin pjesë më se 3 mijë interpretues, shumica prej tyre persona me aftësi të kufizuara.
Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Paraolimpik, Filip Kraven, tha se lojërat janë “festë e shpirtit njerëzor” dhe se kanë “energji për ndryshimin e secilit prej nesh”.
Lojarat Paraolimpike, në të cilat marrin pjesë sportistët me aftësi të kufizuara, mbahen pas Lojërave Olimpike.
Gjatë 11 ditëve të garave, do të paraqiten më se 4200 përfaqësues të 166 vendeve, që është një numër rekord.