E Diel, 1 Nëntor 2026

Nisin arrestimet për 21 janarin, gjykata lëshon urdhër-arresti për komandantin e Gardës dhe 2 të tjerë

Share

Ndrea Prendi me syrin e nxirre pas 21 janarit

Ashtu siç shte paralajmëruar, gjatë ditë së sotme ka nisur lëshimi i urdhër-arresteve për disa prej të akuzuarve për vrasjet e 21 janarit. Burime pranë prokurorisë bëjnë me dije se gjykata ka lëshuar urdhër-arrest për për komandantin e Gardës së Republikës, gjeneral Ndrea Prendi, shoferin e tij dhe inxhinierin e IT të Kryeministrisë.

Mësohet se Prendi dhe dy të akuzuarit e tjerë, për momentin do të qendrojë në arrest shtëpiak, teksa në orët në vijim pritet që tu bëhet e ditur edhe akuza.

Seanca për masën e sigurisë është zhvilluar në Gjykatën e Tiranës, nga gjykatësi Shkëlqim Mustafa, ndërsa akuza është përfaqësuar nga prokurori Ervin Karanxha.

Shefi i IT të Kryeministrisë, Armando Kasaj, akuzohet se ka fshirë atë pjesë të filmimeve kur garda ka qëlluar mbi protestuesit, ndërsa Ndrea Prendi akuzohet për vrasje. Burime të prokurorisë thonë se ai akuzohet për vrasjen e Aleks Nikajt.

Këto lëvizje vijnë vetëm pak ditë pas ardhjes së ekspertizës dhe provave të reja nga ana e FBI-së, prova që ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ka kërkuar që të pranohen nga Berisha dhe gjykatat.

Gazeta Tema ka paralajmëruar qysh ditën e enjte, se të hënë do të kishte arrestime për 21 janarin.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›