Presidenti kroat: Luftuam korrupsionin, që hymë në BE. Këtë duhet të bëjë edhe Shqipëria
Presidenti kroat, Ivo Josipoviç, është duke zhvilluar një vizitë në Shqipëri. Ai është takuar me homologun e tij, Bamir Topi dhe gjatë një conference për shtyp, ka siguruar mbështetjen e Kroacisë për integrimin e Shqipëisë në Be.
Por, sipas Josipoviç, që Shqipëria të marrë këtë vit statusin e vendit kandidat, duhet që të luftojë korrupsionin. Ai ka sjellë shembullin kroat për këtë gjë, duke thënë se lufta ndaj korrupsionit, bëri të mundur që Kroacia të ecë drejt BE-së.
Kroacia është e gatshme të ndihmojë Shqipërinë në rrugën e integrimit në Bashkimit Europian. Rruga jonë ka qënë e vështirë kemi luftuar korrupsionin por në këtë proces Kroacia do ta shohë Shqipërinë si një mik të vërtetë. Shqipëria do të hasë në të gjithë problemet që ka hasur edhe Kroacia por ajo ka rastin që disa gjëra t`i bëjë më mirë dhe Kroacia është e gatshme do ta ndihmojë Shqipërinë në këtë drejtim, ka thënë ai gjatë konferencës së përbashkët me presidentin Topi.
Kroacia mbajti referendum për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dje, ku shumica e qytetarëve treguan se e përkrahin një gjë të tillë. Anëtarësimi i saj pritet të finalizohet në korrik 2013.