Nisin dyshimet në kampin e majtë për jetëgjatësinë e qeverisë
01-08-2013 / Gazeta 55
Rama qeveri pa aleatët?
Përveç prezantimit ceremonial të qeverisë hambar, e cila do të jetë në tërësinë e saj një shpurë hipokritësh, injorantësh dhe abuzuesish financiarë, më e madhja s’ka ndodhur ende. Sot, çështja më e rëndësishme që po diskutohet në kampin e majtë nuk është në thelb përbërja e ministrave të Ramës, por sa jetëgjatë do jetë ky kabinet pa kontributin e aleatëve... Ndryshe nga sa rezultoi gjatë negociatave, Rama u tregua sërish i pabesë, duke mos përfshirë në kabinetin qeveritar aleatë me deputetë në Kuvend si PBDNJ dhe PKDSH, apo dhe aleatët tradicionalë PDS dhe PSD. Gjithashtu, i zhgënjyer në këtë mes ka mbetur edhe Spartak Ngjela, i cili mbushi vendin me fjalë se do jetë ministër i Drejtësisë.