E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kafke mes plehrave, dyshohet njeriu

Sarande- Femijet zbulojne nje kafke te hedhur ne kazanet e mbeturinave ne Sarande, qe besohet se i perket nje njeriu. Bashke me pjesen e kokes jane zbuluar edhe dy kocka qe jane nisur me urgjence drejt Mjekesise Ligjore ne Tirane per te vertetuar shkencerisht nese i perkasin ndonje personi te humbur dhe per te bere identifikimin. Kafkes i mungonte nofulla e poshtme dhe sipas policise kane nisur hetimet rreth personave qe kane humbur apo jane zhdukur prej vitesh. Zbulimi eshte bere mesditen e djeshme, ne afersi te ish-Kampit te Punetoreve, ne pjesen jugore te qytetit te Sarandes. Vendi eshte buze rruges qe te con ne qytetin antik te Butrintit, Turizem-Kanali i Cukes.

Te frikesuar nga pamja qe ndeshen para syve, femijet kane njoftuar prinderit dhe keta te fundit komisariatin e policise. Ne vendngjarje eshte nisur nje grup ekspertesh dhe agjente policie. Nga studimi paraprak i kafkes eshte konstatuar se i mungonte nofulla e poshtme. Nje mungese e tille ka bere qe ekspertet te mos dalin dot ne konkluzionin se ishte nje koke njeriu, pasi ka qene e nevojshme edhe ekspertiza. Burime policore thane se nga keqyrja qe eshte bere besohet se eshte kafke njeriu, por nuk perjashtohet mundesia qe t'i perkase edhe ndonje kafshe. Ne vendin e ngjarjes mesohet se jane gjetur gjithashtu edhe dy kocka te vogla. Pasditen e djeshme, ndersa jane futur ne qese te vecanta, jane nisur me urgjence drejt kryeqytetit per analiza dhe ekzaminime shkencore. Pritet qe specialistet e Institutit te Mjekesise Ligjore te japin nje pergjigje zyrtare per te mundesuar ose jo hetimet. Burime zyrtare u shprehen per gazeten "KJ' se paraprakisht kane nisur verifikimet per personat e humbur apo te zhdukur ne vite ne rrethin e Sarandes. Ekspertiza qe do te kryhet pritet te percaktoje moshen e viktimes nese behet fjale per nje njeri dhe te dhena te tjera.

Bardhyl Bejko


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›