Tregtari plagos 55-vjecarin
Tre te plagosur, nje i ndaluar dhe dy ne kerkim eshte bilanci i grindjeve ne Fier dhe Vlore gjate dites se djeshme. Nje tregtar qumeshti akuzohet se theri me thike njeriun qe i derdhte gjithnje bidonin ne lagjen "Kryengritja e Fierit", nderkohe qe konflikti mes dy grupeve te adoleshenteve, ka sjelle edhe perleshjen e ashper me grushte e perdorim thikash ne dy lagje te qytetit bregdetar. Policia tha se tregtari eshte ndaluar menjehere ne banesen e tij, kurse dy te rinjte jane shpallur ne kerkim. Gjendja e te plagosurve paraqitet jashte rrezikut per jeten sipas mjekeve, megjithese kane marre plage te renda ne trup.
Fier
Burime zyrtare te policise se Fierit thane dje per gazeten "KJ" se jane njoftuar oret e paradites per nje plagosje ne vendin e quajtur "Poceria". Nga hetimi i kryer dhe deshmite e mbledhura ka rezultuar se Alfred Dogani, 42 vjec, eshte grindur me Shyqyri Hoxhen, 55 vjec. Dogani sipas bluve njihet si tregtar qumeshti, ndersa ka nje ferme te vogel ku mbareshton 25 lope. Gjate marrjes ne pyetje i dyshuari per krimin ka deshmuar se kishte qelluar ndaj Hoxhes pasi ky here pas here i derdhte pa shkak bidonin me 20 litra qumesht ne trotuar. Edhe dje besohet se ka ndodhur e njejta situate dhe gjate debatit Dogani ka nxjerre nga xhepi nje thike duke e qelluar ne trup dhe ne qafe 55 vjecarin. I dyshuari eshte larguar menjehere nga vendngjarja, kurse i demtuari eshte derguar ne spital per mjekim nga kalimtaret. Mjeket thane se Shyqyri Hoxha kishte plage te renda dhe eshte nisur per ne Qendren Spitalore "Nene Tereza" ne Tirane. Pas nje ore kerkimi policia e ka gjetur Doganin ne banesen e tij ku dhe i ka vene prangat.
Vlore
Duket se qyteti i Vlores ka rene preh e krimeve te rruges qe vijne ne rritje. Dy plagosje kane ndodhur brenda 24 oreve pas sherreve banale mes grupeve te te rinjve ne lagjet "Lef Sallata" dhe "Pavaresia". Ngjarja e pare ka ndodhur duke u gdhire dita e djeshme, ku dy te mitur 17 vjecar jane perleshur me grushte. Ne sherr e siper, i riu me inicialet G. D., ka goditur me thike shokun e tij, me inicialet A. N., i cili ka marre plage te renda dhe eshte derguar ne spitalin e Vlores. Ngjarja ka ndodhur per nje fyerje mes dy te miturve, ndersa policia nuk ka bere ende te mundur ndalimin e te dyshuarit qe eshte identifikuar si autor i "plagosjes se rende me dashje". Krimi i dyte ka ndodhur rreth ores 14:30 te dites se djeshme, kur gjate nje sherri mbeti i plagosur me thike 23 vjecari Sokol Nelaj. Autori i krimit ende nuk eshte identifikuar dhe ndaluar nga policia, ndersa Nelaj u dergua me urgjence ne spital. Mjeket thane se dy te demtuarit jane jashte rrezikut per jeten.
O. Hila/Xh.Beharaj