Çfarë marrëveshje?

Kryeministri Hashim Thaçi nuk ka dashur ta flasë rreth ndarjes se një ministrie plus për partnerin e tij në Qeveri, Aleancën Kosova e Re.
Ai i ka bishtnuar kësaj pyetje të shtruar në Emisionin “Sy më Sy” të Radiotelevizionit 21.
“Ne do të kemi një proces të analizimit të punës së secilit dikaster”, ka thënë Thaçi, kur është pyetur rreth asaj nëse do ti ndahet edhe një ministri AKR’së.
Bengjet Pacolli, në një intervistë për Gazetën Express, ka thënë se ka një marrëveshje me Kryeministrin Thaçi që AKR ta marrë edhe një ministri.
“Kështu është marrëveshja”, ka thënë Pacolli.
Ndryshe, në intervistën dhënë këtij televizioni, Kryeministri ka folur edhe rreth zhvillimeve në partinë që e udhëheq, PDK’në, duke thënë se ka qenë dhe mbetet i hapur për njerëz të rinj.