Shoferi humb kontrollin, bie ne kanal
Delvine- Nje person eshte plagosur rende, si pasoje e humbjes se kontrollit te automjetit dhe rrezimit ne nje kanal. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 17:00 te pasdites se djeshme, ne aksin rrugor Sarande-Delvine, ne fshatin Mavropull, vetem 200 meter larg Stjarit. Sipas burimeve policore, mjeti tip BMV, me targa te huaja PIK 81 11, qe drejtohej nga shtetasi Maksim Dervishi, nga fshati Vllahat, ka dale nga rruga dhe eshte permbysur ne nje kanal. Nga renia e makines, ka marre plage te renda drejtuesi i mjetit, i cili udhetonte i vetem. Ai eshte transportuar me urgjences per ne spitalin e Sarandes dhe me pas drejt atij te Gjirokastres, ku i eshte nenshtruar mjekimit intensiv. Sipas burimeve nga policia si pasoje e permbysjes se mjetit, drejtuesi Dervishi ka pesuar fraktura te renda dhe demtime te gjoksit. Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se shkak i ketij aksidenti sipas policise, eshte shpejtesia pertej parametrave te lejuara, si dhe kushtet teper te veshtira te kesaj rruge. B. B