Politika e terrorit e Jose Mourinhos
Shtypi spanjoll i afërt me ekipin e Barcelonës i ka kushtuar një tjetër shkrim negativ trajnerit të Real Madridit, Jose Mourinho. Një artikull i Mundodeportivo, me mbitutll "topsecret" shkruan se "Mourinho ka instaluar një politikë "terrori" brenda klubit madrilen, dhe për këtë ka besimin e presidentit Perez për të vetmen arsye, që presidenti nuk dëshiron të dështoj në projektin Mourinho".
Më tej sipas këtij artikulli, Mourinho është i pari dhe i fundit që duhet të flasë në emër të klubit dhe pa lejen e tij, këtë nuk mund ta bëjnë jo vetëm lojtarët, por as mjekët e skuadrës. "Të gjithë ata që kanë pasur mospajtime me Mourinhon nuk kanë kaluar mirë. Disa prej lojtarëve e kanë pësuar në lëkurën e tyre, sikurse Gago, Pedro Leon, Drenthe e së fundi edhe Casillas që gjeti bankën rezervë menjëherë" thuhet në artikull për të vazhduar më tej se Mouinho pothuajse e ka kompletuar të gjithë strategjinë e tij.
Thuhet se ka shumë lojtarë e njerëz brenda shtabit që janë të pakënaqur me sjelljet e Mourinhos, por asnjëri nuk e ka guximin të përballet me të, e aq më pak në publik.