E Diel, 1 Nëntor 2026

Nisin procedurat per hetimin parlamentar ndaj drejtuesit te KLD-se

Komisioni i ligjeve ne parlament miratoi sot me votat e shumices kerkesen e nje grupi deputetesh per hetimin parlamentar te veprimtarise se zevendes-kryetarit te Keshillit te larte te Drejtesise Kreshnik Spahiu pas dyshimeve se ai ka shfrytezuar postin per te kryer veprimtari politike.

Kryetari i komisionit parlamentar te ligjeve Ilir Rusmajli tha se ka te dhena qe zoti Spahiu po shkel ligjet duke cenuar dinjitetin e institucionit qe drejton prandaj nevojitet nje komision hetimor.

Nenkryetari i KLD-se Kreshnik Spahiu nisi te shpjegonte qendrimet e tij para komisionit qe e kish thirrur vete ndersa kryetari Rusmajli e nderpreu disa here. Me pas zoti Spahiu doli nga salla e mbledhjes duke thene se nuk jep doreheqjen nen presione te tilla politike. Zoti Spahiu dha me pas nje konference ku deklaroi se nisma per hetim ndaj tij nuk ka asnje mbeshtetje kushtetuese. Sipas tij Kushtetuta nuk parashikon ndaj nenkryetarit dhe anetarit te KLD-se as shkarkim as komision hetimor sepse ata nuk jane prokurore avokate apo gjyqtare. Dhe se mandati i tyre perfundon vetem kur e verteton KLD.

Deputetet e opozites socialiste deklaruan se ata ishin me shume te interesuar per reformimin e drejtesise shqiptare dhe jo per shkarkime te pjesshme te perfaqesuesve te caktuar. Deputeti Fatmir Xhafa tha se kjo eshte nje farse dhe opozita nuk i bashkohet kerkesave per komision hetimor sepse kjo nisme synon te shkarkoje nenkryetarin e KLD-se por jo te pastroje drejtesine shqiptare nga paaftesia dhe korrupsioni.

Deputetet e opozites deklaruan se jo vetem nuk e miratojne ngritjen e nje komisioni hetimor ndaj nenkryetarit te KLD-se por as nuk do te behen pjese e atij komisioni. Ata u larguan nga mbledhja e komisionit parlamentar te ligjeve ndersa deputetet e shumices miratuan kerkesen qe ne seancen e ardhshme te parlamentit te votohet per ngritjen e atij komisioni hetimor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›