E Shtunë, 31 Tetor 2026

Telefonata më të lira për MPB-në dhe policinë

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) dhe Postë-Telekomi i Kosovës (PTK) kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, nga e cila do të përfitojnë punonjësit e kësaj ministrie dhe Policia e Kosovës. Ata do të kenë çmime më të lira brenda rrethit.

MPB-së, gjithashtu, do t’i ofrohen shërbime më të shpejta, duke iu ofruar kyçje në fibra optike.

“Na do të përfitojmë nga kjo marrëveshje, sepse do të na mundësohet brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme që këta konsumatorë që janë me pre-paid do të kenë çmime shumë të lira brenda rrethit si po e quajnë tash. Po ashtu, kanë marrë obligim që gjitha institucionet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, edhe Policia në këtë rast do të kenë kyçje në fibra optike që do të kenë shërbime shumë të shpejta, më të sigurta, më të lira, më të avancuara dhe mendoj që edhe në regjion jemi të avancuar në këtë drejtim”, ka thënë ministri Bajram Rexhepi, gjatë ceremonisë së nënshkrimit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›