E Diel, 1 Nëntor 2026

Fillon shpronësimi

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Transportit dhe Post-Telekomunikacionit, me të cilën fillon shpronësimi i tokave për Autostradën, Vermicë - Besi - Merdar.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, shprehu përkushtimin e Qeverisë për të mënjanuar të gjitha pengesat në ndërtimin e këtij projekti madhor.

“Agjencia përkatëse ka filluar shpronësimin e pronave nëpër të cilat do të kalojë autostrada”, ka thënë Thaçi.

Ndërkaq, ministri i Transportit, Fatmir Limaj, tha së shpronësimi është bërë në bazë të zgjedhjes më të mirë teknike.

“Shpronësimi është bërë duke iu referuar të dhënave në terren për Vërmicë, Zhur, Polisht, Vlashnje, Prizren, Hatmaxhë, Shpenadi, Beleshtë, Novakë, të komunës së Prizrenit, në gjatësi prej 27 km me sipërfaqe 239 hektar”, theksoi ministri Limaj, duke shtuar se do të vazhdojë shpronësimi nga Prizreni në Duhle deri në Besi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›