E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfaqësues të OJF-ve në Kosovë, sot protestë kundër dhunës

PRISHTINE-Njëzet e pesë organizata jo qeveritare të Kosovës dalin sot në orën 12:00 të ditës para ndërtesës së qeverisë për të protestuar kundër dhunës së ushtruar gjatë protestës së Vetvendosjes, organizuar të shtunën, më 14 janar. Në një komunikim me shtypin, drejtues të shoqërisë civile në Kosovë theksuan se dhuna e ushtruar ndaj qytetarëve kosovarë ishte një urdhër i vetë qeverisë. "Ne, dënojmë ashpër dhunën brutale të urdhëruar nga Qeveria e Kosovës dhe të ushtruar nga Policia ndaj qytetarëve në protestën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje!", - thuhet në deklaratën e tyre publike, bërë dje në Prishtinë. Këto organizata kritikojnë dhe qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare rezidentë në Kosovë dhe më gjërë, që me qëndrimin e tyre e kanë legjitimuar dhunën e ushtruar dje në dy pikat e kalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, e pikërisht në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë. "Protesta ishte manifestim i vullnetit të qytetarëve dhe instrument tërësisht demokratik. Një e drejtë e tillë është e garantuar edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe aktet ndërkombëtare.", - shprehën qëndrimin e tyre dje këto 24 organizata joqeveritare.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›