E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres merr flake anija 2 te vdekur dhe nje i zhdukur

Një anije cisternë me një ekuipazh prej 15 personash është përfshirë nga flakët dhe më pas është fundosur nëe det. Ngjarja ka ndodhur të dielen rreth orës 13.30 në një largësi rreth 4 milje nga Porto Romano. Nga ekuipazhi i anijes “"Edirne" me flamur të Sierra Leones janë evakuuar vetëm 13 persona, ndërkohe që një marinar dhe kapiteni i anijes janë mbytur, kurse një shtetas tjeter i ekuipazhit rezulton i zhdukur. Anëtaret e ekuipazhit, sipas burimeve policore ishin 3 turq, 2 ukrainas, 4 azerbaxhans dhe 6 gjerogjiane.Dy helikopterë në kërkime nga ajri dhe motovedeta të Guardia di Finanza kanë vijuar gjithë pasditen kërkimet për të vetmin person që rezulton ende i zhdukur nga ekuipazhi i anijes. Kamera e abc neës pati mundësi të filmojë ekskluzivisht pamjet e operacionit të kërkimit për të mbijetuarit nga kjo ngjarje e rëndë. 13 të mbjetuarit e kësaj tragjedie, të cilët u evakuuan nga anija pas shpërthimit, ndodhen në spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jeteën, kurse trupat pa jetë të dy viktimave, kapiteni i anijes dhe një marinar janë nxjerrë nga deti.
Sipas burimeve nga kapiteneria e portit anija cisterne kishte mbërritur në Porto Romano në datën 12 janar ora 10.00, dhe pas përpunimit kishte dalë në radën e jashtme të Portit. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thanë se në momentin e shpërthimit të zjarrit kanë qenë duke u pastruar tankerat.
Policia në një konferencë për shtyp disa orë pas shpërthimit, bëri të ditur se ka patur një shpërthim në depozitën numër 3 dhe si pasojëv e zjarrit anija është mbytur, ndërsa kërkimet do të vijojnë nga polumbarët dhe forcat e RENEA-s për gjetjen e trupit
Ndërkohë pritet të nisin menjëherë hetimet rreth incidentit të rëndë të anijes turke në ujërat territoriale shqiptare. Hetimi për zbardhjen e plotë të ngjarjes do kryhet nga Kapiteneria e Përgjithshme e Porteve dhe Prokuroria e Durrësit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›