E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisin te ikin emigrantet ne Kakavije fillon puna normale pas bllokimit

 Nisin të kthehen në vendin e tyre të punës, emigrantët që kishin ardhur për pushimet verore në atdhe.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, nga pika kufitare e portit të Durrësit janë larguar mbi 16 mijë shtetas dhe mbi 5300 automjete me 14 tragete.

Ndërsa rreth orës 9 të mëngjesit të ditës së enjte është hapur kalimi për në pikën kufitare të Kakavijës, e cila ishte bllokuar që prej orës 01:00 të natës.

Udhëtarët dhe automjetet u ndaluan të kalonin pasi u bllokua sistemi kompjuterik nga pala greke në këtë pikë kufiare.

Vetëm pas 8 orësh udhëtarët kanë mundur të kalojnë dhe të kthehen për në vendet e tyre të punës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›