E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisja e Atlantis NASA shtyn fluturimin. Shkak moti

Anija hapësinore Atlantis e programuar të nisë sot në orbitë fluturimin e fundit pas 30 vjetësh, mund të pengohet nga moti me stuhi. Gjatë një takimit të shkurtër me gazetarët, zyrtarja për motin në agjencinë amerikane hapësinore NASA tha se ka mundësi që kushtet e vështira të motit të detyrojnë ndryshimin e programit.

Gjithsesi, zyrtarët mbeten shpresëplotë se anija do të niset sapo të ketë një përmirësim sado të vogël të motit. Nisja e anijes Atlantis me katër anëtarë në bord, ushqime dhe furnizime të tjera për Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, pritet të mbledhë rreth 750000 turistë.

Misioni 12 ditor përbën një nga nisjet më spektakolare të rreth 134 ngjarjeve të tilla të mëparshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›