Sudani i Jugut i pavarur nisin pergatitjet per festime

Pasi luftuan për më shumë se 48 vjet, sudanezo-jugorët shpallin të shtunën pavarësinë e shtetit të tyre. Përgatitjet kanë nisur ethshëm në kryeqytetin e Sudanit të Jugut, Juba, ndërsa qytetarët shprehin gëzimin nëpër rrugë me kërcime tradicionale pikërisht kur ushtria po bën provat e përgjithshme për ceremoninë.
Mazoleumi ku mendohej të mbahej ceremonia e shpalljes zyrtare të Pavarësisë është ende në ndërtim e sipër. Planifikohet që flamuri i shtetit të ri të ngrihet mbi një shtizë, më të lartën në të gjithë kontinentin afrikan. Sipas zyrtarit të ngarkuar për ceremoninë, Xhon Endrju Duku, kjo shtizë është simbolike.
Ndarja nga trungu i shtetit të Sudanit, i pjesës naftëmbajtëse të Jugut, u arrit me anë të një referendumi gjatë janarit, i parashikuar në marrëveshjen e paqes së vitit 2005.